Dërgohet në laboratorin digjital të SPAK telefoni që Laert Haxhiu përdorte në burg

1 Korrik 2025 | 10:06

Pas sekuestrimit të celularit të Laert Haxhiut në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë, aparati është dërguar menjëherë në laboratorin digjital të Prokurorisë së Posaçme, ku pritet të analizohen të dhënat dhe komunikimet e mundshme të “të fortit” të Lushnjës.

Laert Haxhiu është dënuar me burgim të përjetshëm për “Masakrën e Lushnjës”, ndërsa pas ekstradimit nga Greqia, ai do të përballet edhe me një proces të veçantë gjyqësor si drejtues i një grupi të strukturuar kriminal, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në të paktën 17 ngjarje të rënda në vend. Këto ngjarje janë rrëfyer nga bashkëpunëtori i drejtësisë, Artan Tafani.

SPAK dyshon se gjatë qëndrimit në burgun e Drenovës, Haxhiu ka ruajtur kontakte me persona të përfshirë në botën e krimit, duke vijuar aktivitetin kriminal edhe nga qelia. Ky dyshim ka shtuar kërkesat për masa më të rrepta sigurie ndaj tij, përfshirë mundësinë e izolimit në regjimin special “41-bis”.

Hetimet vazhdojnë, ndërsa ekspertët e laboratorit digjital pritet të zbërthejnë të gjitha të dhënat e mundshme nga celulari i sekuestruar, që mund të hedhin dritë mbi komunikimet, urdhrat apo bashkëpunimet e mundshme që Haxhiu ka pasur nga brenda burgut.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026