SHBA: Senati mban seancën maratonë të votimit, drafti i buxhetit jetik për Trump

1 Korrik 2025 | 15:10

Senati amerikan ka mbajtur një seancë maratonë votimi gjatë natës për draftin e buxhetit, që është kritik për agjendën e presidentit Donald Trump.

I njohur ndryshe si “Akti Madhështor e i Bukur”, drafti përmban thuajse 1 mijë faqe dhe përfshin rritjen  e shpenzimeve për sigurinë kufitare, mbrojtjen dhe prodhimin e energjisë, por edhe shkurtimet në sistemin shëndetësor dhe programet ushqimore mbështetëse.

Fati i tij është në fije të perit, pasi republikanët e Trump, të cilët kontrollojnë të dyja dhomat e Kongresit, mbeten të ndarë mbi kuotën e shkurtimit të shpenzimeve mbi programet e mirëqënies sociale dhe zgjatjen e lehtësimit të taksave.

Nëse aprovohet në Senat, drafti do të rikthehet në Dhomën e Përfaqësuesve për votimin përfundimtar, përpara se t’i dërgohet presidentit Trump, që përmes firmës së tij mund ta kthejë në ligj.

Natën mes së hënës dhe së martës, senatorët paraqitën argumentet pro dhe kundër amendamenteve të draftit, me secilin prej tyre që votoi në mënyrë të veçantë, në kuadër të një procedure të caktuar.

Vetëm pak pas orës 6 të mëngjesit, me orën lokale, zëvendës presidenti J D Vance mbërriti në Capitol Hill, për të nxitur unitetin mes republikanëve për ta çuar draftin përpara.

Republikanët në Senat mund t’i lejojnë vetes vetëm 3 votime në mënyrë që drafti të kalojë. Në rast se ata dështojnë në të treja votimet, ndërhyrja e zëvendës presidentit Vance do të jetë vendimtare.

Borxhi kombëtar i Shteteve të Bashkuara arrin aktualisht në 36 trilionë dollarë, sipas Departamentit të Thesarit dhe sipas vlerësimeve paraprake, drafti do t’i shtojë kësaj kuote 3.3 trilionë të tjerë nëse miratohet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ushtria izraelite përshkallëzon sulmet në zonat e Libanit jugor (VIDEO)

Ushtria izraelite i ka përshkallëzuar operacionet e saj të granatimeve pranë qytetit Rasaf, në Libanin jugor, ku u dëgjuan disa shpërthime të mëdha, sipas agjencisë...
07:57 | 02/07/2026

Shirat e rrëmbyeshëm godasin Bregun e Fildishtë dhe Ganën, 59 viktima dhe dhjetëra të zhdukur

Përmbytjet e fundit në Bregun e Fildishtë kanë vrarë të paktën 59 persona, tha të mërkurën një zëdhënës i qeverisë. Duke folur pas një mbledhjeje...
07:46 | 02/07/2026

Përfundojnë bisedimet SHBA-Iran në Doha, negociatat mbeten pa rezultate konkrete

Irani dhe Shtetet e Bashkuara përfunduan një raund bisedimesh indirekte të mërkurën pa asnjë shenjë se kishin bërë përparim drejt një paqeje të qëndrueshme, duke...
07:38 | 02/07/2026