Hamasi dyfishon kërkesat: Marrëveshja për pengjet vetëm nëse përfundon lufta

2 Korrik 2025 | 13:15

Grupi militant palestinez Hamasi ka forcuar pozicionin e tij në negociatat për lirimin e pengjeve, duke kërkuar që çdo marrëveshje e ardhshme të përfshijë përfundimin e plotë të luftës në Gaza, raportoi agjencia Associated Press, duke cituar një zyrtar të lartë të grupit.

Zëdhënësi i Hamasit, Taher al-Nunu, deklaroi se grupi është “i gatshëm dhe serioz për arritjen e një marrëveshjeje”, por theksoi se do të pranonte vetëm një iniciativë që çon qartë në mbylljen e konfliktit ushtarak me Izraelin.

“Hamasi është i hapur ndaj çdo propozimi që përfshin një përfundim të plotë të luftës,” tha al-Nunu.

Deklarata vjen në një moment kur një delegacion i Hamasit pritet të zhvillojë një raund të ri bisedimesh me ndërmjetësuesit ndërkombëtarë në Kajro, në përpjekje për të arritur një zgjidhje për lirimin e 50 pengjeve të mbetura, pjesa më e madhe e të cilëve mendohet të jetë ende gjallë. Ata mbahen robër prej më shumë se 600 ditësh, që nga shpërthimi i luftës në tetor 2023.

Sipas AP, negociatat po zhvillohen mbi një version të modifikuar të kuadrit të propozuar nga ndërmjetësi amerikan Steve Witkoff, i cili përfshin një plan në faza për lirimin e pengjeve dhe lehtësimin e gradual të ofensivës izraelite.

Zyrtarët ndërkombëtarë kanë paralajmëruar se përparimi në këto bisedime është i brishtë dhe çdo ngërç mbi kushtet për përfundimin e konfliktit mund të minojë mundësinë e një marrëveshjeje afatgjatë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 2,200 viktima nga tërmetet në Venezuelë, presidentja Rodriguez shpall 7 ditë zie kombëtare

Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodriguez, deklaroi në llogarinë e saj në rrjetet sociale se vendi i saj ishte në “dhimbje të thellë” për...
09:46 | 02/07/2026

OpenAI propozon t’i japë 5% të aksioneve për qeverinë amerikane

OpenAI ka propozuar t’i japë qeverisë amerikane 5% të aksioneve të kompanisë, në një përpjekje për të zbutur presionin politik në rritje në Uashington, sipas...
09:42 | 02/07/2026

Një tërmet i fortë godet Afganistanin, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter goditi sot Afganistanin verilindor, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare. Tërmeti u regjistrua në rajonin Hindu Kush,...
09:30 | 02/07/2026