Avokati: Mund të ketë pasur përgjim ambiental mes babait dhe vajzës në komisariat
Avokati Arbër Hoxha tha në emisionin Now në Euronews Albania se mediatizmin i skajshëm i rastit të abuzimit të 12-vjeçares në Fier nuk i shërben gjykimit të drejtë të çështjes dhe krijon trysni mbi gjykatën dhe mbrojtësit.
Ai u shpreh se deklarimi i vajzës nuk është i mjaftueshëm dhe pritet ekspertiza mjekësore dhe psikologjike e viktimës dhe autorit të dyshuar.
Avokati hodhi dyshimin se mund të ketë pasur një përgjim ambiental mes babait dhe vajzës ose babait dhe nënës së viktimës në komisariat, që është mjet procedural i vlefshëm për hetimin.
“Mediatizimi i skajshëm sjell edhe një lloj trysnie mbi trupin gjykues, mbi prokurorin dhe mbrojtësin,
asnjë mbrojtës nuk e merrte babanë për shkak të linçimit që i bëhet këtyre individëve. Nëse i mohohet e drejta për të pasur një mbrojtje e kemi thënë që në fillim je i fajshëm. Deklarimi i vajzës nuk është i mjaftueshëm, do ketë një ekspertizë mjeko-ligjore dhe psikiatrike për vajzën dhe autorin e dyshuar. Unë mendoj se duhet të ketë pasur edhe një përgjim ambiental mes babait dhe vajzës në komisariat dhe mes babait dhe nënës… midis nënës dhe bashkëshortit, është një mjet procedural tepër i vlefshëm për hetimin”, tha avokati.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 13:59 “The Albanian Files”/ Berisha reagon pas deklaratës së Ramës: E trajton Shqipërinë si Sulltanatin e tij
- 13:32 Shifrat e pabesueshme të Messit
- 13:05 9 ekipe afrikane arrijnë në fazën eliminatore të Kupës së Botës FIFA 2026
- 13:02 Rusia pretendon se ka pushtuar dy vendbanime të tjera në Ukrainë
- 12:37 Vidovdani/ Policia e Kosovës, kontrolle të rrepta serbëve në hyrje të Gazimestanit (VIDEO)
- 12:26 I nxehti brutal/ Mbi 1 mijë të vdekur në Francë, OBSH: Impakt tek shëndeti dhe ekosistemet