Shkatërrime ‘biblike’ nga zjarri në Kretë, autoritetet evakuojnë shtëpi e hotele

3 Korrik 2025 | 16:20

Zjarrfikësit po luftojnë me zjarrin masiv që ka rënë në bregun jugor të Kretës, duke shkaktuar evakuimin e shtëpive dhe hoteleve.

Banorët e kanë cilësuar zjarrin, që ka detyruar autoritetet të japin tre urdhra largimi përmes portit Ierapetra, një “katastrofë totale”.

Erërat e forta e kanë bërë të vështirë punën e zjarrfikësve, me flakët që vazhdojnë të përhapen në pyjet e zonës kodrinore.

Zonat Ferma, Agia Fotia dhe Koutsounari janë më të prekurat, sipas autoriteteve lokale. Në Agia Fotia, banorët e përshkruan shkatërrimin si “biblik”, duke thënë se zjarri kishte rrafshuar gjithçka që i dilte në shteg.

Një alarm i ri u dha mbrëmjen e së mërkurës, që çoi në largimin e banorëve nga zonat e sipërpërmendura, si dhe për fshatrat Aklia dhe Galini.

Braktisja e shtëpive dhe hoteleve vazhdoi përgjatë gjithë natës mes së mërkurës dhe së enjtes, ndërkohë që njerëzit që për arsye sigurie kishin zbritur në plazhe u evakuuan me varka.

Persona të tjerë ndërkohë u dërguan në spitale për shkak të problemeve me frymëmarrjen.

Në operacionet për shuarjen e flakëve janë angazhuar 230 zjarrfikës, të mbështetur nga 10 mjete fluturuese që hedhin ujë nga ajri.

Kreta është një nga destinacionet turistike më popullore të Greqisë dhe rreziku i zjarreve në ishull mbetet i lartë, bashkë me zona të tjera të jugut të vendit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës

Qeveria gjermane ka prezantuar një paketë të gjerë reformash ekonomike, e cila pritet të zbatohet plotësisht deri në vitin 2028. Paketa përfshin ndryshime në sistemin...
22:25 | 02/07/2026

Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, KE: Afat deri më 15 korrik për raportimin

Ka përfunduar afati i katërt për zbatimin e reformave në kuadër të Planit të Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor. Deri më 30 qershor, shtetet...
22:11 | 02/07/2026

Zbulohet një rrjet ndërkombëtar që drogonin dhe abuzonin me disa gra, 8 të arrestuar në Britani

Tetë persona janë arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar si pjesë e një hetimi mbi një rrjet ndërkombëtar burrash që droguan dhe abuzuan seksualisht me gra në rrethet e tyre....
21:50 | 02/07/2026