Ersekë, maturanti që nuk shikon emocionon në tapetin e kuq

3 Korrik 2025 | 17:36

Tapeti i kuq i maturës së këtij viti në Ersekë nuk ishte thjesht një moment mode dhe fotografie, por edhe një dëshmi e ndjeshmërisë, miqësisë dhe dinjitetit.

Një nga të rinjtë që tërhoqi vëmendjen duke emocionuar të gjithë ishte Enea Laho, i ri i cili vuan nga mungesa e shikimi, por i shoqëruar nga shoqja e tij e ngushtë, Parashqevi Mitre, ai kaloi me krenari në tapetin e kuq.

Miqësia e tyre ka lindur që në fillim të gjimnazit dhe ka qëndruar e fortë deri në këtë ditë të veçantë, kur të dy i japin fund një kapitulli dhe nisin rrugë të reja në jetë.

“Unë kam 3 vite me Enean në bankë dhe e kam shok të ngushtë dhe e kisha qejf të isha më të sot. Me ka ndihmuar shumë për mësimet, me ka mbajtur afër. E kanë mbajtur afër të gjithë. Lidhur me Enea kjo ditë do jetë e veçantë për ne të dy, nuk do e harrojmë kurrë njeri tjetrin. I uroj suksese në jetë”, thotw Parashqevi Mitre.

Enea mes emocionesh ka dy fjalë shkurt, kur i falënderon shokët e klasës që e kanë trajtuar plot dinjitet

“Po, u kënaqa. Emocione jo se s’kam fare, por nuk kam shumë. Fatmirësisht jo, gjithmonë me kanë mbajtur shumë afër. Ajo çka dua t’u them është që unë ju falënderoj për kujdesin e trajtimin aq shumë të mirë që kanë bërë ndaj meje”, shprehet maturanti.

Një shembull i bukur, një histori që frymëzon dhe një kujtim që do të mbetet gjatë jo vetëm për Enea dhe Parashqevinë, por edhe një mësim jete se çdokush meriton të trajtohet me respekt e dinjitet, e sidomos për të qenë i barabartë me këdo

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026