Elbasani katër ditë nën tymin toksik, zjarri ka depërtuar në thellësi të mbetjeve
Për të katërtën ditë me radhë, zjarri që ka përfshirë fushën e mbetjeve urbane në Elbasan vijon të shkaktojë shqetësime të mëdha për banorët dhe mjedisin.
Flakët janë përhapur në thellësitë e landfillit, ku depërtimi i flakëve ka bërë që mbetjet të vazhdojnë të digjen, duke krijuar një re të dendur tymi që ka mbuluar zonën përreth. Ky fenomen ka përkeqësuar ndjeshëm cilësinë e ajrit, duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve dhe të gjithë zonës.
Në një kohë kur situata mbetet alarmante, qytetarët dhe aktivistët kanë shpallur një protestë për sot, përpara Prokurorisë dhe Bashkisë së Elbasanit. Ata kërkojnë përgjegjësi nga institucionet për menaxhimin e kësaj krize dhe për masat që duhen marrë për të parandaluar rrezikun që zjarri i mbetjeve po i sjell shëndetit publik dhe mjedisit.
LEXONI GJITHASHTU:
Britania propozon rregulla të reja për platformat mobile të Apple dhe Google
Eksperti i astronomisë: Asteroidi më i rrezikshëm që do t’i afrohet Tokës në vitin 2028
Polemikat me Trump, Meloni: Nuk jam antiamerikane, por as e gjunjëzuar
- 11:16 Rama vizitë në Vlorë për marrëveshjen mbi prodhimin e anijeve ushtarake në Pashaliman
- 11:14 Begaj dekreton ligjin për amnistinë penale, 466 persona pritet të lirohen nga burgu
- 11:02 Balla opozitës: PS nuk e mund dot askush, protesta mposhti PD-në
- 10:59 Britania propozon rregulla të reja për platformat mobile të Apple dhe Google
- 10:44 Vapa rekorde vë në provë gatishmërinë e Gjermanisë
- 10:41 Seanca në Kuvend, rrëzohet interpelanca urgjente me kryeministrin Rama, e kërkuar nga Gazment Bardhi për protestën