Pas kritikave të Ramës, Dredha zbret në terren për lirimin e hapësirave publike
Pas kritikave ë kryeminsitrit Rama, një operacion i gjerë për lirimin e hapësirave publike është zhvilluar këtë të shtunë në qytetin e Vlorës. Në aksion mori pjesë vetë kryetari i bashkisë Ermal Dredha, i shoqëruar nga strukturat e bashkisë dhe policisë bashkiake, por të mbështetur dhe nga forcat e policisë së Vlorës nën drejtimin e drejtorit të qarkut Elidon Çela, si dhe forcat e FNSH Fier.
Operacioni synon lirimin e të gjitha hapësirave publike, jo vetëm përgjatë Lungomares, por në të gjithë qytetin e Vlorës, dhe vjen pas porosisë së lënë disa ditë më parë nga Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës së tij në qytetin bregdetar.
Kryebashkiaku Dredha theksoi se do të rishikohen të gjitha ato kontrata të dhëna ndër vite dhe që janë në kundërshtim me interesin publik, sa i takon zënies së hapësirave publike.
“Normalisht duhej bërë me kohë dhe këto janë të mbartura prej shumë vitesh. Edhe logjika që ne po përçojmë prej kohësh, që duhet të promovojmë Vlorën si destinacion të rëndësishëm turistik, patjetër që duhet t’i japim vlerë hapësirave publike, të jetë për publikun dhe jo të jetë e zaptuar. Edhe aty ku ka pasur cënime, sa i takon kontratave që mund të jenë dhënë në rrugë të ndryshme përgjatë këtyre viteve, do të shohim mundësitë si mund t’i ndryshojmë,” deklaroi kryebashkiaku Ermal Dredha.
Në prononcimin e tij, Dredha foli edhe për dorëheqjet e drejtorëve të bashkisë, pas shkarkimit të kërkuar nga kryeministri Rama. Sipas Dredhës, largimi i drejtorëve ishte kërkuar prej kohësh, për shkak të mungesës së angazhimit maksimal. Ai paralajmëroi një proces të ri vlerësimi për punën e çdo drejtuesi, për të sjellë më shumë përgjegjësi dhe fokus ndaj qytetit.
“Unë e kam kërkuar edhe më parë, edhe në janar dhe në mars e kam kërkuar diçka të tillë, e kam për t’i motivuar drejtorët që të ma përkthenin me punë, që t’ia përkthenin komunitetit me punë. Nuk është se ka pasur ndonjë hezitim nga kryetari i bashkisë për punën, por ne duhet të gjejmë njerëz më të motivuar dhe më të përgjegjshëm,” tha Dredha.
LEXONI GJITHASHTU:
Përjashtohet nga Policia e Shtetit ish-drejtori i policisë së Shkodres, Gentian Berberi
Protesta në Tiranë, policia ndjek penalisht 15 persona: Prishje e qetësisë publike dhe pengim i qarkullimit
Zbardhet atentati ndaj servisit të celularëve në Kamëz, arrestohet 18-vjeçari që qëlloi me kallashnikov
- 16:07 Ministri Tajani: Italia e gatshme të mbështesë në mënyrë diplomatike marrëveshjen Izrael-Liban
- 15:58 Vrau 17-vjeçaren në Tajlandë, arrestohet autori australian. Trupi gjendet në një valixhe
- 15:57 Policia turke arreston 178 persona para Samitit të NATO-s, mes tyre gazetarë dhe akademikë
- 15:43 Gruaja e futbollistit venezuelian humb jetën nga tërmeti, shpëtohet vajza e tyre e mitur
- 15:38 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë marrëveshjen Izrael-Liban: Ajo shkel vijat e kuqe
- 15:25 Përjashtohet nga Policia e Shtetit ish-drejtori i policisë së Shkodres, Gentian Berberi