Mali Vastak në Dukat vijon të digjet, zjarrfikësit luftojnë me flakët me degë pemësh
Zjarrfikësit po përballen me flakët e fuqishme që kanë përfshirë malin Vastak në fshatin Dukat.
Të pajisur me degë pemësh dhe pompa uji shtëpiake, ata po luftojnë në kushte të vështira për të vënë nën kontroll zjarrin, që prej orësh po përhapet me shpejtësi.
Ndërhyrja nga toka ka rezultuar e pamjaftueshme, ndërsa edhe përpjekjet nga ajri nuk kanë mundur të shuajnë vatrën e madhe, e cila po djeg sipërfaqe të tëra kullotash dhe zonash pyjore.
Terreni i thyer dhe era e fortë po e vështirësojnë më tej ndërhyrjen, ndërkohë që zjarri po avancon në drejtim të zonave të tjera të mbrojtura.
Autoritetet janë në gatishmëri, ndërsa u bëjnë thirrje banorëve të jenë të kujdesshëm dhe të bashkëpunojnë me forcat në terren.
Për momentin, flakët mbeten jashtë kontrollit dhe përpjekjet për shuarjen e tyre po vazhdojnë pa ndërprerje.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset