Gonzato: Reforma në drejtësi ka dhënë rezultate, por ka ende shumë punë për të bërë

8 Korrik 2025 | 11:10

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, mori pjesë në tryezën e diskutimit me temë “Vlerësim bazë i Pavarësisë dhe Llogaridhënies së SPAK si parakushte për Garantimin e Performancës dhe Integritetit Institucional”, organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes.

Gjatë fjalës së tij, Gonzato i bëri thirrje institucioneve të drejtësisë që të vijojnë punën për zbatimin e reformës në drejtësi, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së balancës mes pavarësisë dhe llogaridhënies.

“Reforma në drejtësi ka dhënë atë që pritej nga Shqipëria, sa i përket pavarësisë dhe llogaridhënies, si dhe ka kontribuar ndjeshëm në ecurinë e vendit drejt Bashkimit Evropian. Megjithatë, ka ende shumë punë për të bërë, veçanërisht në zbatimin e saj. Vazhdojmë të inkurajojmë të gjitha institucionet përkatëse, përfshirë edhe ato të pavarura të drejtësisë, të punojnë me këtë qëllim në mendje”, deklaroi ambasadori i BE-së.

Duke e cilësuar SPAK-un si një institucion kyç, Gonzato theksoi rëndësinë e ndaljes së çdo presioni ndaj drejtësisë së re.

“Vendimet gjyqësore kanë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve. Pavarësia pa llogaridhënie rrit rrezikun për abuzim me pushtetin. Në raportet tona të zgjerimit, përfshirë edhe ato mbi sundimin e ligjit, kemi theksuar se arkitektura e reformës në drejtësi ofron një balancë të drejtë mes pavarësisë dhe llogaridhënies”, tha Gonzato.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026