Pesë kineastë nga Kosova i shtohen Akademisë Evropiane të Filmit, Eshref Durmishi: Kemi marrë një hov të mirë
Akademisë Evropiane të Filmit i shtohen edhe pesë kineastë të tjerë nga Kosova, emra premtues dhe që kanë njohur suksese së fundmi.
Regjisorja Antoneta Kastrati me filmin e saj të parë artistik “Zana”, pas premierës në Toronto u propozua për të përfaqësuar Kosovën në Oscar 2020.
Regjisorja Blerta Basholli me filmin “Zgjoi” rrëmbeu tre trofe në Sundance Film Festival.
Norika Sefa u vlerësua me një çmim special në “Rotterdam Film Festival”, ndërsa filmi i regjisores More Raça dha premierën në festivalin e Sarajevës dhe Kajros.
Arritje ka njohur edhe aktori dhe producenti Eshref Durmishi, i cili ishte aktor dhe producent në filmin e parë të Kosovës të nominuar për Oscar. Me këto emra, bëhen 23 anëtarë nga Kosova që janë pjesë e kësaj Akademie.
Ky i fundit u shpreh për Euronews Albania se rrugëtimi në Akademinë Evropiane të Filmit është një lajm i mirë në këto ditë të vështira, për artistët dhe kineastët e Kosovës.
“Para 20 viteve ne ia kemi nisur nga zero, ose ndoshta nga minus, se gjatë luftës ose para luftën ne nuk e kemi zhvilluar ashtu siç kemi dashur. Tani kemi marrë një hov të mirë”, përfundoi ai.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta