Heqja e objekteve në Theth, banorja me lot në sy: E padrejtë, i kemi bërë me djersë
IKMT ka vijuar edhe këtë të martë aksionin në Theth për heqjen e strukturave dhe objekteve të vendosura nga banorët pa lejet përkatëse, ndërsa pronarët dhe familjarët kanë shprehur habinë dhe shqetësimin mbi këtë veprim.
Një nga zonjat, duke folur për mediat, ka qenë tepër e indinjuar dhe me lot në sy tha se kjo është një padrejtësi e madhe që po u bëhet.
Ajo thotë se gjithçka është bërë me mundim dhe me djersë dhe është tepër e padrejtë, sipas saj, që të humbet në këtë mënyrë puna dhe djersa e fëmijëve.
Zonja i bëri thirrje instancave shtetërore që të mos i cenojnë në këtë mënyrë, pasi sipas saj po u heqin mundësinë për të jetuar.
“Nuk është drejtë”, – thotë ajo me lot në sy ndërsa vijon:
“I kemi bërë me mundime dhe me djersë, e me jetima. Nuk është drejtë! Kam vuajtur, kam rritur 6 fëmijët e mi dhe dy jetima me bukë e kripë. Nuk është drejtë me na hedhë poshtë djersën e fëmijëve që kanë punuar këtu. Është padrejtësi. Jemi në tokën tonë, këtu e 500 vjet kemi punuar me krah këtë tokë. Nuk është drejtë që të na humbasin mundimin e djemve tanë. Kam 5 djem me 5 gra. Ne kemi qenë të gatshëm me plotësu kërkesat e shtetit. Ku do të mbytemi ne me 25 familjarë?! E kemi me djersë, me mundim. Nuk është e drejtë! Shikoji fëmijët sa grimë janë, shikojini! Nuk është drejtë!”, – vijon të thotë e përlotur zonja nga Thethi. “I bëjmë thirrje shtetit të mos na cenojë kështu se nuk kemi mundësi ku të jetojmë dhe kalojmë. Nuk është drejtë!”, – e mbyll fjalën zonja, e cila thotë se ka 40 vjet që merret me punët në ndihmë të familjes së saj.
Aksioni i IKMT në Theth për heqjen e objekteve të paligjshme, banorja: Nuk është e drejtë, jemi në tokën tonë, i kemi bërë me djersë pic.twitter.com/9gyiiYp0Aa
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) July 8, 2025
Ndërsa një djalë 18 vjeçar, përfaqësues i një familjeje tjetër që do t’i hiqen objektet, tha se për ta kjo është një katastrofë, pasi po u hiqen këto struktura që nuk kanë asnjë pikë betoni.
Ai u shpreh se nuk u mbetet gjë tjetër veçse të marrin valixhet dhe të largohen jashtë vendit.
“Na ka gjet një katastrofë! Këtu e kemi ndërtuar me babën, në tokën tonë, të trashëguar brez pas brezi. Pse mos ta bëjmë diçka? Nuk ka asnjë pikë beton! Nuk ka pse të prishet! Shteti, është shtet?! Vjen, të lajmëron me këto që na kanë ndodhur… Tani nuk na ngelet rrugë tjetër, veç të marrim valixhet dhe të ikim jashtë vendit. Unë jam 18 vjeç dhe këtu e kam pas të ardhmen – dhe kjo po më ikën,” – tha Stiven Koçiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë
Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil