Vijon heqja e objekteve të paligjshme në “Fshatin Turistik”, çfarë po ndodh në Theth

8 Korrik 2025 | 09:41

Në Theth po vijon edhe këtë të martë puna e IKMT-së për heqjen e objekteve të paligjshme të vendosura në zonë.

Në total pritet të jenë mbi 40 subjekte ku do të ndërhyhet, ndërsa aktualisht po pastrohet “Fshati Turistik” ngjitur me kishën e Thethit.

Kujtojmë që një aksion i përbashkët i Policisë së Shtetit dhe Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) nisi të hënën në Theth, ku po largohen objektet e denoncuara edhe nga kryeministri si të vendosura në paligjshmëri.

Këtë të martë përfundoi pastrimi nga objektet e paligjshme i vendit të denoncuar edhe nga kryeministri Rama

Rama po ashtu kritikoi ashpër një prokurore të Shkodrës dhe kërkoi të merren masa ndaj saj, me arsyetimin se ajo nuk kishte hapur çështje penale pas referimit të bërë nga Policia e Shtetit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna

Ish prokurori, Ervin Karanxha, i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euroneës Albania, ka folur lidhur me rezervat e tij mbi...
22:33 | 22/07/2026

Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë

Gazetarja Anduena Llabani ka folur në “Now” lidhur me vjedhjen në Postën e Durrësit dhe hetimet që janë hapur për ish-drejtoreshën e saj. Llabani thekson...
22:05 | 22/07/2026

Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka sjellë detaje të reja lidhur me plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Sipas...
21:58 | 22/07/2026