Mbahet në Tiranë forumi i të diplomuarve në Universitetet Arabe

8 Korrik 2025 | 17:24

Në Tiranë është mbajtur për herë të parë forumi i të diplomuarve nga universitetet saudite në vendet e Ballkanit.

Një event madhështor i organizuar nga Universiteti Imam Muhammad bin Saud, Universiteti Umm Al-Qura dhe Universiteti Islamik në Medinë nën kujdesin e mbretërisë Saudite, mblodhi në kryeqytetin shqiptarë për 3 ditë me radhë të gjithë të diplomuarit me qëllimin për të ruajtur lidhjen me to por jo vetëm.

“Jam i nderuar që jam sot në këtë takim, i pari i këtij lloji që mbledh së bashku të gjithë studentët e diplomuar nga Universitetet në Arabinë Saudite, me qëllimin për të mbajtur lidhjet mes shteteve tona dhe universiteteve në Arabinë Saudite me vendet e Ballkanit dhe universitet në Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje Hercegovina. Duam të përcjellim tek njerëzit atë çfarë është më e mira mes këtyre shteteve”, tha Faisal Ghazi Hefzy, Ambasadori i Mbretërisë së Arabisë Saudite në Shqipëri.

“Ky takim mbahet për herë të parë në Shqipëri dhe Ballkan por është i 10 –ti në rang global. Qëllimi është lidhja e këtyre universiteteve me të diplomuarit prej tyre dhë njëkohësisht përcjellja e kulturës dhe mirësive që këto studentë kanë marrë. Duam që ata të jenë ambasadorë të Arabisë Saudite në vendet e tyre. Gjithashtu duam me këtë takim të tregojmë para njerëzve, se feja islame është në luftë kundër mendimeve ekstreme dhe terrorizmit. Duam t’iu tregojmë se mësimet e fesë islame janë për të ndërtuar dhe  jo për të shkatërruar”, u shpreh Ahmed Salem Al Ameri, President i Universitetit ‘Mohammed Ibn Saud’, në Riyad.

Presidenti i Universitetit ‘Mohammed Ibn Saud’ në Riyad por edhe Ambasadori i Mbretërisë Saudite në Shqipëri ftuan të rinjtë shqiptarë që të aplikojnë për të studiuar në universitetet e tyre sepse tani është koha.

“Është hapur aplikimi elektronik për të rinjtë që duan të studiojnë në Arabinë Saudite, dhe të gjithë janë të mirëpritur për të aplikuar në të gjitha fushat përjashtuar mjekësisë, e cila është një degë e dedikuar vetëm për studentët vendas”, shtoi Faisal Ghazi Hefzy, Ambasadori i Mbretërisë së Arabisë Saudite në Shqipëri.

Ky takim përfaqësoi një platformë për forcimin e partneriteteve akademike dhe kulturore midis Mbretërisë dhe vendeve të Ballkanit, si dhe për ndërtimin e më shumë urave mirëkuptimi dhe miqësie midis popujve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shkoi për mjekim me armë me vete, 54-vjeçarit nga Lezha i shkrepet pistoleta aksidentalisht

Një incident i pazakontë është regjistruar në ambientet e Spitalit Rajonal të Lezhës, ku një 54-vjeçar ka hyrë i armatosur për të marrë mjekim, ndërsa...
13:18 | 27/07/2026

Situata e zjarreve, Rama: Kemi mbyllur procedurën për 3 avionë zjarrfikës, do të vijnë në fund të vitit

Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të hënë në një takim me zjarrfikësit dhe trupat e Emergjencave Civile në Bazën Ajrore të Farkës, ku bëri...
13:02 | 27/07/2026

PS do të depozitojë brenda këtij sesioni projektligjin e ndarjes territoriale

Partia Socialiste do të depozitojë brenda këtij sesioni parlamentar propozimin për ndarjen e re territoriale. Sipas burimeve të Euronews, ndarja e re territoriale do të...
12:28 | 27/07/2026