Salianji: Nuk është zbardhur vendimi mbi rekursin tim, zvarritje e qëllimshme
Ervin Salianji, ka ngritur akuza të rënda ndaj Gjykatës së Lartë, duke e akuzuar për zvarritje të qëllimshme të procesit gjyqësor ndaj tij. Në një konferencë për media, Salianji denoncoi faktin se prej më shumë se 100 ditësh nuk është zbardhur ende vendimi për rekursin e paraqitur prej tij, ndonëse afati ligjor për këtë është 60 ditë.
Salianji theksoi se kjo vonesë përbën jo vetëm shkelje të ligjit procedural, por edhe pengon të drejtën e tij për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese dhe më pas Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ).
“Ka një pengesë me urdhër politik, nuk është bërë zbardhja e rekursit nga Gjykata e Lartë. Është bërë falsifikim i shortit për të përzgjedhur trupën gjyqësore që do të shqyrtonte çështjen time. Pse u largua një trupë e përzgjedhur me short elektronik dhe u zëvendësua me një trupë të emëruar përmes miqësive?”, u shpreh Salianji.
Salianji paralajmëroi se sapo të zbardhet vendimi, do ta çojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese dhe më pas në Strasburg, për të kërkuar drejtësi ndërkombëtare.
Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)
Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
Ministrja Ibrahimaj: 12 mijë sipërmarrje të reja, do të vijojmë mbështetjen për bizneset
- 14:45 Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë
- 14:41 Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)
- 14:29 Sulm vdekjeprurës në Odesa, shënjestrimi i cisternave ruse në Detin e Zi bëhet pika qendrore e përshkallëzimit të luftës
- 14:09 Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
- 14:06 Përshkallëzohet konflikti, SHBA sulmon Iranin për të gjashtën ditë radhazi, luftohet për Ngushticën e Hormuzit (VIDEO)
- 14:04 Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian