Vdekja e 27-vjeçarit, reagon Kurti: Abuzuesit nuk do të kenë strehë në institucione
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me rastin tragjik të vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në Lipjan, në duart e pesë policëve të Kosovës.
Ai kërkoi hetim të thellë dhe të shpejtë për ngjarjen, duke theksuar se nuk do të ketë asnjë tolerancë për ata që kanë tejkaluar kompetencat apo kanë shkelur ligjin gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.
Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Qeverisë, Kurti shprehu ngushëllime familjes Zejnullahu, duke thënë se lajmi për vdekjen e Agonit “na ka tronditur të gjithëve”.
Ai bëri apel për bashkëpunim të ngushtë ndërmjet Policisë së Kosovës, Inspektoratit Policor dhe Prokurorisë, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Kërkoj dhe pres një hetim të thellë që të vendoset drejtësia. Nuk do të ketë strehë në institucione për askënd që ka tejkaluar kompetencat apo ka abuzuar me detyrën zyrtare,” tha Kurti. Ai po ashtu paralajmëroi se tendenca për të nisur një fushatë kundër Policisë është e dëmshme dhe jo zgjidhje, ndërsa theksoi se thirrjet për drejtësi janë të drejta dhe duhet të dëgjohen.
Një ditë më parë, edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bëri thirrje për transparencë të plotë dhe përgjegjësi institucionale lidhur me këtë ngjarje. Ndërkohë, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, deklaroi se hetimet po zhvillohen me intensitet maksimal dhe se kushdo që rezulton fajtor, do të përballet me dënimin e merituar.
Pesë zyrtarët e Policisë së Kosovës, të përfshirë në këtë rast, u paraqitën të mërkurën para Gjykatës Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan.
LEXONI GJITHASHTU:
Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht
Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes
Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në
- 13:35 Kryeministri hungarez kërkon nga BE-ja rimbursimin e gjobave për emigracionin
- 13:27 Andy Burnham emërohet udhëheqësi i ri i Partisë Laburiste
- 13:24 Bashkimi Evropian propozon zgjerimin e tregut të karbonit për fluturime
- 13:21 Netflix zbulon shifrën: Rreth 300 produksione kanë përdorur Inteligjencën Artificiale në vitin 2026
- 13:02 “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 12:50 Ministrja Ibrahimaj: 12 mijë sipërmarrje të reja, do të vijojmë mbështetjen për bizneset