30-vjetori i Srebrenicës, përkujtohen 8 mijë boshnjakë të vrarë nga forcat serbe

11 Korrik 2025 | 19:51

Disa mijëra njerëz u mblodhën në qytetin e Srebrenicës, në lindje të Bosnjes, për të shënuar 30-vjetorin e gjenocidit të vetëm të njohur nga Evropa pas Holokaustit.

Në korrik 1995, mbi 8 mijë burra dhe djem boshnjakë u rrethuan dhe u ekzekutuan nga forcat serbe brenda fare pak ditëve pas rënies së Srebrenicës, që ishte shpallur një zonë e sigurt nga OKB dhe supozohej se ishte e mbrojtur nga prania e paqeruajtësve ndërkombëtarë.

Të paktën 7 viktima, të sapoidentifikuara, përfshirë dy djem 19-vjeçarë, u varrosën të premten në varrezën kolektive në lokalitetin Potoçari, pranë më shumë se 6 mijë viktimave të varrosura tashmë atje.

Varrimet mbahen çdo vit për viktimat që ende zhvarrosen nga varret masive të hapura në pjesën lindore të Bosnjes. Në disa raste, të mbijetuarit mund të varrosin vetëm pjesë të mbetjeve trupore të të dashurve të tyre.

Në reagimin e saj, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen shprehu nderimet e saj për djemtë dhe burrat e Srebrenicës, si dhe nënat e tyre që sipas saj mbajnë prej dekadash peshën e humbjes.

“Duhet të mbajmë mend dhe të mbrojmë të vërtetën, në mënyrë që gjeneratat e ardhshme ta dijnë mirë se çfarë ndodhi në Srebrenicë”, tha Von der Leyen.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, vendi i të cilit kishte detyrën e mbrojtjes së Srebrenicës, iu adresua të mbledhurve me një mesazh të regjistruar.

“Ne nuk do ta harrojmë kurrë tmerrin e atyre ditëve të errëta dhe mendimet tona janë me ata që janë prekur nga kjo tragjedi”, tha Rutte.

Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për ish-Jugosllavinë, Gjykata e Bosnje e Hercegovinës dhe disa gjykata në Serbi kanë dënuar 54 persona me 781 vite burg dhe disa dënime të përjetshme për krimet e kryera në Srebrenicë, përfshirë për akuzën e gjenocidit.

Presidenti i atëhershëm i Republika Srpska, Radovan Karadžić dhe komandanti i trupave serbe, Ratko Mladić ishin mes atyre që u dënuan me burgim të përjetshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike

Për të katërtën ditë radhazi, protestuesit e mbledhur para Kryeministrisë kanë ritheksuar kërkesat e tyre drejtuar qeverisë. Këtë herë ishte Sidorela Vatnikaj ajo që lexoi...
20:04 | 25/06/2026

Berisha: PD bën thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur se PD mbështet plotësisht protestën rinore qytetare dhe kërkesat e saj, duke vlerësuar gjithashtu letrën e nënshkruar...
19:58 | 25/06/2026

Dita e 26-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Ka nisur marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skëndërbej” drej Kryeministrisë edhe këtë të mërkurë kur regjistrohet dita e 26-të e protestës. Grumbullimi i qytetarëve nisi...
19:50 | 25/06/2026