Përplasje mes banorëve e forcave të rendit në Theth, u bashkohen dhe deputetët e PD
Situata në Theth është tensionuar sërish këtë të shtunë teksa vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje.
Në zonë kanë mbërritur dhe përfaqësues të Partisë Demokratike, përfshirë drejtuesin politik të Shkodrës, Luçiano Boçi dhe deputetin e zgjedhur të qarkut, Bardh Spahia.
Gjatë mbërritjes së tyre është vërejtur një përplasje verbale mes përfaqësuesve politikë, qytetarëve dhe forcave të policisë në vendngjarje.
“Atëherë, në fakt përfaqësues të PD-së, nga drejtuesi politik i Shkodrës Luçiano Boçi dhe deputeti i zgjedhur Bardh Spahia, kanë mbërritur në një nga objektet e familjes Koçeku, të cilët janë paralajmëruar 24 orë më parë që të largohen. Ndërsa ditën e sotme disa përfaqësues të PD-së janë këtu në mbështetje të tyre.” -ka raportuar gazetai i Euroneës Albania Teodor Gjergo.
Më tej, drejtuesi politik i Shkodrës për Partinë Demokratike, Luçiano Boçi, ka dhënë një prononcim për mediat ku është shprehur:
“Jam i revoltuar dhe jo i acaruar. Sepse të acaruar janë drejtuesit e policisë, janë në shkelje të ligjit, janë në një veprim të terrori. Është një masakër që drejtohet ndaj qytetarëve të Thethit, por edhe ndaj turizmit familjar. Ndërkohë që janë këta që duhet t’i kishin mbrojtur dhe kanë ndërtuar shtëpiza, që janë në të drejtën e tyre dhe që nuk përputhet me atë që bën Edi Rama.”-tha Boçi/
Boçi vijoi më tej duke theksuar se situata është e nxitur politikisht.
“Paketën e ka bërë gati, është ajo Paketa e Maleve dhe kjo është arsyeja përse ushtrohet ky terror. Kjo është kriminale dhe që vjen me urdhër. Kemi urdhër dhe nuk paraqesin asnjë lloj shkrese; këtu vepron dhe sundon një njeri.”-tha Boçi.
Edhe deputeti i zgjedhur demokrat, Bardh Spahia, i cili ndodhej në Theth për të monitoruar zhvillimet, deklaroi:
“Po asistojmë, siç e shikoni, ndaj banorëve për t’i mbrojtur nga terrori i Edi Ramës ndaj banorëve të Thethit.”-tha Spahia.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut