Zjarr masiv në kodrat e Karinës në Peqin, flakët përfshijnë edhe Sinaballajn
Një zjarr masiv ka përfshirë kodrat e Karinës në Peqin, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi deri në Sinaballaj, në territorin e Rrogozhinës.
Situata paraqitet kritike, dhe ndërhyrja nga ajri ka nisur me dy helikopterë të shërbimit zjarrfikës dhe ushtrisë.
Sipas raportimeve paraprake, flakët janë favorizuar nga temperaturat e larta dhe era e fortë, duke përfshirë një sipërfaqe të madhe me ullishte dhe kullota.
Deri më tani nuk raportohen persona të lënduar, por dëmet materiale dhe ato mjedisore janë të konsiderueshme.
Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë në kushte të vështira për të lokalizuar dhe shuar vatrat aktive.
Në ndihmë të tyre janë bashkuar edhe banorët e zonës, të cilët po kontribuojnë vullnetarisht për përballimin e emergjencës.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar dhe bashkëpunim, ndërsa situata vijon të mbetet kritike dhe nën monitorim të pandërprerë.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan