“Nuk dua të kthehem më në shtëpi”, Sazani dhe Karaburuni magjepsin turistët e huaj

13 Korrik 2025 | 17:14

Sazani dhe Karaburuni janë kthyer në ndër destinacionet më të preferuara këtë sezon veror në Vlorë.

Me mbi 100 mjete lundruese që nisen çdo ditë nga porti dhe marina turistike, të huaj e vendas zgjedhin të kalojnë një ditë të veçantë në këto zona të mbrojtura, të qeta dhe të paprekura nga dora e njeriut.

Turistët që vizitojnë Vlorën e kanë thuajse të planifikuar një udhëtim drejt brigjeve të kristalta të Sazanit dhe Karaburunit. Ata shprehen të mahnitur nga natyra, mikpritja dhe çmimet, që për ta janë ndër më të favorshmet në rajon.

“Unë jam nga Holanda. Vlora është shumë e bukur, ka natyrë të mrekullueshme dhe njerëz shumë të mirë. Po kalojmë një eksperiencë të jashtëzakonshme. Çmimet janë shumë të mira, shumë më të lira krahasuar me Hollandën, dhe shërbimi është i shkëlqyer. Edhe mbesat e mia do të vijnë nesër këtu nga Holanda,” – thotë një turiste holandeze.

“Unë jam nga Holanda dhe po qëndrojmë këtu në Vlorë për 15 ditë. Nuk do të lëvizim nga qyteti sepse gjithçka është perfekte. Vlora është shumë e bukur, njerëzit janë të mrekullueshëm, çmimet të përballueshme dhe natyra mbresëlënëse. Po përjetojmë ndoshta eksperiencën më të mirë që kemi pasur ndonjëherë në Europë,” – shprehet një tjetër turist holandez.

“Jemi nga Irlanda. Jemi në Vlorë prej 5 ditësh dhe do të qëndrojmë gjithsej 7 ditë. E dua shumë Shqipërinë – aq shumë sa nuk dua të kthehem në shtëpi! Jam shumë e kënaqur me shërbimin, dhe gjithçka do ta rekomandoja. Çmimet janë shumë të mira, ndërsa njerëzit absolutisht të mrekullueshëm,” – thotë një turiste nga Irlanda.

“Unë vij nga Irlanda. Do të qëndrojmë 7 ditë dhe tashmë kanë kaluar 5. Më pëlqen shumë Vlora dhe Karaburuni. Po kalojmë një eksperiencë të mrekullueshme. Jemi shumë të kënaqur me shërbimin dhe ushqimin e ofruar. Çmimet janë të favorshme,” – tregon një tjetër turist nga Irlanda.

Sazani dhe Karaburuni janë kthyer në simbole të turizmit të qëndrueshëm dhe natyror në jug të Shqipërisë. Çdo ditë, mijëra turistë nga Europa dhe më gjerë zgjedhin këto brigje për të përjetuar qetësinë, bukurinë dhe mikpritjen që i bën të ndihen si në shtëpinë e tyre.

Vlora këtë verë jo vetëm që është më e kërkuara, por ka hyrë edhe në zemrat e vizitorëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prodhimi i energjisë elektrike u rrit 43% në maj, HEC-ET mbajtën peshën kryesore

Sistemi energjetik është përmirësuar gjatë muajit maj.  Të dhënat e Operatorit të Sistemit të Transmetimit tregojnë se prodhimi vendas i energjisë elektrike u rrit me...
15:43 | 26/06/2026

40 mijë kërkesa, shtyhet edhe 10 ditë afati i aplikimeve për subvencionet e fermerëve

Afati i aplikimeve për subvencionet e fermerëve në Skemën Kombëtare të Bujqësisë është shtyre edhe për 10 dite te tjera. Lajmin e ben te ditur...
15:40 | 26/06/2026

Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset

Për të dytin vit radhazi, në kryeqytet u zhvillua Samiti për Inteligjencën Artificiale ndërsa zhvillimi i shpejtë i kësaj teknologjie, si dhe krijimi i një...
18:04 | 25/06/2026