SPAK kërkon dënimin e Jorgo Goros me 2 vite burg për dosjen e dytë

15 Korrik 2025 | 09:31

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë këtë të martë pretencën për dosjen e dytë ndaj ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, i cili akuzohet për shpërdorim detyre.

Prokuroria kërkon dënimin e Goros me 2 vite burg, i cili, për shkak të gjykimit të shkurtuar, reduktohet në 1 vit e 4 muaj heqje lirie. Në të njëjtën çështje është përfshirë edhe ish-zyrtari Vasillaq Strakosha, për të cilin SPAK kërkoi 1 vit e 6 muaj burg (që me gjykim të shkurtuar reduktohet në 1 vit heqje lirie).

Akuza lidhet me shpërdorimin e detyrës, të kryer më shumë se një herë, në kuadër të tjetërsimit të tokave në zonën e Livadhit në Himarë.

Kujtojmë se Jorgo Goro është dënuar më herët me 2 vite e 20 ditë burg, për një tjetër çështje që ka të bëjë me shpërdorim detyre, lidhur me kalimin e një toke për investime strategjike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026