Pas ultimatumit të Ramës, dorëheqje masive në bashkinë e Selenicës

15 Korrik 2025 | 12:00

Pesë administratorëve të njësive administrative në Selenicë, kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre të cilat tashmë janë protokolluar dhe konfirmuar nga vetë institucionet lokale.

Këto dorëheqje vijnë pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë një takimi me kryetarët e bashkive në Durrës pak ditë më parë, kërkoi largimin edhe të të gjithë kryetarëve të njësive administrative. Ky urdhër ishte pjesë e një pakete më të gjerë riorganizimi, që përfshin dorëheqjet e drejtuesve të institucioneve në varësi të pushtetit vendor.

Në Bashkinë e Selenicës, megjithëse dorëheqjet e pesë administratorëve janë pranuar, puna e tyre do të analizohet në detaje dhe në përfundim të këtij procesi do të vendoset nëse do të ketë largime përfundimtare.

Urdhri për dorëheqje pritet të zbatohet edhe në Bashkinë e Vlorës, ku deri tani janë konfirmuar dorëheqjet e të gjithë drejtuesve të institucioneve në varësi të pushtetit vendor, duke vijuar kështu një valë ndryshimesh në administratat vendore në jug të vendit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vodafone Albania teston për herë të parë në Shqipëri teknologjine e re, që kombinon AI me robotikën, për fuqizimin automatik të rrjetin celular

Brenda çdo sistemi që duket kompleks, në fund ekziston një thjeshtësi e madhe: njeriu. Sot flasim çdo ditë për Inteligjencën Artificiale. E dëgjojmë në konferenca,...
09:45 | 21/07/2026

Vodafone trials mobile mast powered with an AI brain, and a robotic arm

What if the mobile network could think for itself? It may sound like something out of a science fiction movie, but it is already becoming...
09:45 | 21/07/2026

761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”

Këtë të hënë, në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania, është diskutuar mbi shpenzimet e turistëve të huaj në Shqipëri. Të dhëna nga...
22:30 | 20/07/2026