“E qëllova, por më ngeci arma”- Skerdi Tase rrëfen atentatin ndaj Lulzim Mashës
Bashkëpunëtori i drejtësisë Skerdi Tase ka vijuar dëshminë e tij në megaprocesin “Plumbi i Artë”, ku ka rrëfyer detaje tronditëse mbi planifikimin e disa atentateve në Tiranë, të porositura nga grupe kriminale.
Në dëshminë e tij, Tase tha se pas vrasjes së Emiljano Ramazanit, ai dhe bashkëpunëtori i tij, Henriku, morën një tjetër porosi që kishte në shënjestër djalin e Lulzim Mashës, pronarit të një shkolle private në Tiranë.
Tase theksoi se në pamundësi për të gjetur të birin, ata vendosën të ekzekutonin vetë Lulzim Mashën.
“Henriku kishte në telefon foton e djalit të Lulzim Mashës. Për këtë ngjarje morëm një motor dhe një armë, por djalin nuk po e gjenim. Më pas Henriku më tha që porositësi thotë që meqë nuk po gjeni atë, vrisni babain. Ne dinim pallatin ku banonte djali i Lulzim Mashës, në ish-Bllok. Kur vendosëm për babain, e lamë ta bënim rrugës, kur shkonte tek shkolla private”, ka rrëfyer Tase.
Ai tregoi gjithashtu se gjatë kësaj kohe kishin marrë porosi edhe për eliminimin e Dine Çamit dhe Oti Kilës. Fillimisht planifikuan të përdornin një motor për atentatin, por më pas e zëvendësuan me një Golf 4 të siguruar nga Nuredin Dumani.
“Shkuam në Kosovë, takuam Nuredinin dhe folëm për ngjarjen. Na dha edhe një pistoletë tjetër. Për ndjekjen e Lulzim Mashës na ndihmonte një person që quhet Ledi, lidhje e Henrikut. Ai e ruante tek shtëpia dhe na thoshte kur dilte ose kur kthehej. Ditën e ngjarjes, Henriku më la tek kthesa ku prisja Lulzimin. Sa e pashë i gjuajta, por më ngeci arma. Lulzimi i dha gaz makinës për nga shkolla dhe u largua. Kalova rrugën, autostradën për nga Liqeni i Thatë. Pastaj shkuam në Fier”, ka treguar Tase.
Ai shtoi se më pas Henriku i kishte thënë se kishte një tjetër “punë”, për të vrarë një shok të Ben Qimes.
LEXONI GJITHASHTU:
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 18:53 “Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë