Kryeministri Rama në Bavari: Europa duhet të mbetet civilizim
Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në Festivalin Ndërkombëtar Herrenkizme në Bavari. Gjatë fjalës së tij me temë për Europën, kreu i qeverisë deklaroi se ky kontinent është trashëgimia e përbashkët e të gjithëve.
“Ja ku jemi sot, në zemër të asaj ëndrre, në një kohë kur Europa, shtëpia jonë e përbashkët, trashëgimia jonë kolektive, gjendet edhe njëherë e rrethuar nga oshtima e armëve, frika e copëtimit dhe tundimi për ta harruar atë që na mban të lidhur bashkë. Sonte, muzika na bën ftesë të kujtojmë. Të kujtojmë se Europa nuk ka qenë kurrë veç një traktat a një monedhë, as thjesht një parlament apo një treg. Europa ka qenë dhe duhet të mbetet një civilizim”, tha kryeministri Edi Rama.
Kryeministri i bëri thirrje Europës që të mbrohet jo vetëm me traktate, por edhe me art.
“Bavaria na kujton se fuqia ekonomike dhe thellësia kulturore nuk janë të kundërta, janë binjake, se begatia pa poezi është e zbrazët, se pushteti pa kujtesë është i verbër, se Europa pa shpirt, nuk është më Europë. Dhe nëse duhet të riarmatosemi për të mbrojtur tokën europiane, na duhet, njëkohësisht, të rishpikim veten, për të mbrojtur shpirtin e Europës”, shtoi Rama.
Rama vlerësoi marrëdhëniet me Bavarinë të për cilën deklaroi se konsolidohen çdo vit e më shumë.
LEXONI GJITHASHTU:
761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”
Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën
Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet
- 22:30 761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”
- 22:24 Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën
- 22:19 Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet
- 22:15 As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri
- 21:48 Plagosja e tre personave në Elbasan, policia jep detajet dhe emrat: Oficeri ndoqi autorin
- 21:47 Këlcyrë, banori shpëton turisten e huaj 10-vjeçare nga mbytja në lumë