Sa janë të ardhurat për shtetin në vitin 2025 nga qiratë e pronave të sekuestruara

15 Korrik 2025 | 16:54

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka shënuar një rritje të ndjeshme të të ardhurave nga qiradhënia gjatë periudhës janar-qershor 2025.

Të ardhurat totale nga qiratë gjatë këtyre gjashtë muajve kapën vlerën prej rreth 100.4 milionë lekë, krahasuar me 58.4 milionë lekë në të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Muaji mars i këtij viti shënoi rritjen më të lartë mujore, me të ardhura 153% më të larta se marsi i vitit 2024, nga 7.7 milionë lekë në 19.5 milionë lekë. Edhe muajt janar, shkurt dhe qershor shfaqën rritje të ndjeshme, mesatarisht 80% më shumë se vitin e kaluar.

Kjo performancë reflekton një menaxhim më efektiv të pasurive shtetërore nën administrimin e AAPSK-së, me ndikim të drejtpërdrejtë në të ardhurat publike.

Përfitimet nga këto të ardhura përdoren për forcimin e kapaciteteve të agjencive ligjzbatuese, si dhe për fuqizimin e komuniteteve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
20:30 | 25/07/2026