“Ku ta dija unë i varfri, se armiku ishim ne”, Shabani i përgjigjet Adriatik Lapajt

16 Korrik 2025 | 18:00

Një situatë kaotike ka përfshirë koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet”, ku njëri nga kandidatët, pikërisht Zeqir Kordhoni, nuk pranon të heqë dorë nga mandati nëse e merr, dhe për pasojë, ngelet jashtë parlamentit kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj.

Pas kërkesës së Kordhonit drejtuar KQZ-së, ku kërkon që ta mbajë mandatin, ka reaguar ashpër Adriatik Lapaj, ndërsa menjëherë pas tij ka reaguar edhe Endri Shabani, me një postim me mesazh të “koduar”.

“Mora pushkën dola malit,
Të luftoja për atdhe,
Ku ta dija unë i varfri,
Se armiku ishim ne.
Mora pushkën dola malit
Të luftoja në furtunë;
Ku ta dija unë i ngrati
Se armiku isha unë”, – shkruan Shabani.

Adriatik Lapaj thotë Endri Shabani është pjesë e “komplotit” bashkë me dajën e tij, kandidatin Zeqir Kordhoni, për ta lënë atë jashtë parlamentit të ri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026