“U bë garant për listat, sot më lufton me dajën e vet”, Lapaj akuzon Shabanin

16 Korrik 2025 | 17:50

Menjëherë pas publikimit të letrës së kandidatit Zeqir Kordhoni, se ai e do mandatin e deputetit, ka reaguar kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj.

Lapaj thotë se është angazhuar e gjithë këneta për të mos lejuar që ai të shkojë në Parlamentin e ri, ndërsa shton se kanë shumë tmerr nga prania e tij në Parlament, por megjithatë thekson se as nuk shitet, as nuk shantazhohet.

Lapaj thotë se Zeqiri, të cilin e cilëson si dajën e Endrit Shabanit, nuk do të arrijë ta marrë mandatin, por maksimumi që do të arrijë, do të jetë që të mos e lejojë Lapajn të shkojë në Parlament.

Lapaj akuzon Endrit Shabanin e Nismës Thurje se nuk po mban premtimin e dhënë, ku doli garant se familjarët e tij që do të kandidonin, do të jepnin dorëheqjen.

Ai thotë se, nëse Zeqir Kordhoni do të insistojë në këtë gjë, përgjegjësia mbetet mbi Endrit Shabanin dhe, nëse Shabani do të mbahet mend për këtë gjë në jetën publike, ai i uron mbarësi bashkë me dajën e tij.

Lapaj thotë se ndaj tij po konsumohet një padrejtësi dhe populli do ta gjykojë sipas tij, ndërsa shton se ai është luftuar nga Rama, Berisha dhe tani po luftohet edhe nga ky që, siç thotë ai, “e futa në gji”.

Reagimi i plotë i Lapajt:

“Është angazhuar gjithë këneta si e si të mos shkoj unë në Kuvend. Po sa tmerr më keni?! O të mjerë, unë nuk pranoj shantazh e as shitem.

Zeqiri (dajo i Endrit) dhe nipi i tij Endri Shabani, të cilit i shtriva dorën e bashkimit, nuk do marrin asnjë mandat. Qameti, do ndalojnë mua të shkoj në Parlament.

Është një popull i tërë dëshmitar se Endri Shabani u angazhua për hapjen e listave dhe doli garant për familjarët e vet.

Nëse Endri Shabani do të mbahet mend kështu në jetën publike, mbarë u shkoftë bashkë me dajon!

Jam krenar që u luftova nga çdo anë dhe nuk u ndala! U luftova nga Rama, Saliu dhe këta “të rinjtë”, deri dhe te ky që e futa në gji… nga të gjithë.

Ndaj meje dhe krejt ekipit të Lëvizjes Shqipëria Bëhet po konsumohet publikisht PADREJTËSI!

Populli do gjykojë.” – shkruan Lapaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident fatal në Korçë, 62-vjeçari humb jetën pas rrëzimit në shtëpinë e motrës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në qytetin e Korçës, ku një 62-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike pas...
20:09 | 18/07/2026

Dita e 49-të e protestës, qytetarët nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë (VIDEO)

Protesta qytetare në Tiranë shënon sot ditën e 49-të të saj. Si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej”, ku më pas kanë...
19:33 | 18/07/2026

Atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, gjendet një motor i braktisur buzë detit. Dyshohet se u përket autorëve

Ditën e sotme, në qytetin e Sarandës policia ka gjetur një motor të braktisur buzë detit, i cili dyshohet se u përket autorëve të atentatit...
18:01 | 18/07/2026