5 efektivët u shpallën të pafajshëm, gjyshi i Jonadës: Goditje e rëndë, të zhgënjyer
Gjykata e Vlorës ka shpallur të pafajshëm pesë efektivët e policisë të akuzuar për shpërdorim detyre në lidhje me ngjarjen e rëndë të verës së vitit 2022, ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdiaj.
Lidhur më këtë, në emisionin “People” të Euronews Albania ka folur gjyshi i 7-vjeçares, Ismet Avdiaj i cili shprehet se si në çdo proces gjyqësor që ka marë pjesë për çështjen e mbesës së tij, edhe sot thekson se është ndjerë i zhgënjyer me vendimin e marrë, pasi pretendonte që sot të mbyllej dhe të jepej dënimi përkatës.
“Në seancën e sotme, unë dhe prindërit e Jonadës jemi tërësisht të shokuar kur prokurorja kërkon 1 vit e 6 muaj dënim për përgjegjësit direkt të policië kufitare por dhe të shtetit që kanë pasur sigurinë e plazheve në Himarë.
Sot në seancë kam theksuar: “I nderuar gjyqtar, vendimi juaj i drejtë sot shkon edhe për një siguri në plazhet tona në të gjithë bregdetin shqiptar, duke mbetur kjo tragjedi familjare e jona dhe shpirti i Jonadës në përjetësi. një shpatë mbi këdo që vret dhe shkel ligjet dhe sigurinë në në këtë vend”.
Për çudinë time, kur unë prita që nëse jo të gjithë, dikush të dënohej dhe do mbante përgjegjësi, gjykata u dha pafajësinë të 5 personave. Kjo ishte një goditje e rëndë kur unë mendoja ta mbyllja sot këtë histori, për t iu kthyer shpresës për një jetë tjetër.
Mendoja se drejtësia shqiptare do çonte në vend gjithçka, sot me trupën gjykuese për pesë policët, jemi tërësisht të zhgënjyer”, tha gjyshi i Jonadës, Ismet Avdiaj.

LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në Novoselë, humb jetën një person
Ekstradohet nga Dubai grupi kriminal të kërkuar për narkotikë, pastrim parash dhe mashtrim kompjuterik
Këndi i veçantë në bulevard, fëmijët pikturojnë teksa prindërit protestojnë (VIDEO)
- 08:23 Richard Gere: Më vjen turp për deklaratat e politikanëve republikanë për emigrantët
- 22:32 Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz të shëndetit të tifozëve!
- 22:26 Witkoff dhe Kushner takohen me ekspertë bërthamorë në laboratorin kombëtar ‘Oak Ridge’
- 22:08 Aksident i rëndë në Novoselë, humb jetën një person
- 22:01 OKB-ja fajëson dezinformimin online për protestat jashtë zyrave të saj në Libi
- 21:51 Mesfushori i Gjermanisë, Lennart Karl dëmtohet në stërvitje. Mund të humbasë Kupën e Botës