Një natë arti në kala, baleti “Cantata” ndez Gjirokastrën në 20-vjetorin e UNESCO-s
Në skenën e festivaleve, në kalanë e Gjirokastrës është shfaqur baleti “Cantata”, një nga kryeveprat e baletit bashkëkohor italian.
Pjesa kishte për koreograf Mauro Bigonzetti dhe u interpretua nga balerinët e Teatrit të Operës dhe Baletit.
Baleti “Cantata” është një vepër abstrakte që flet për njeriun në tranzicion, për izolimin dhe për bashkëjetesën e përvojave personale brenda një bote kolektive në lëvizje.
Kjo pjesë sjell një shpërthim emocionesh në ritmin, pasionin dhe shpirtin e Italisë së Jugut.
“Për ne si trupë e Teatrit të Operës dhe Baletit është një kënaqësi e veçantë që të bëjmë një pjesë kontemporane në kalanë e Gjirokastrës.
Sikundër është edhe 20-vjetori në UNESCO, është një kënaqësi e veçantë dhe shpresojmë që edhe publiku ta pëlqejë shumë si shfaqje,” – thotë një nga balerinat.
Vendosja në skenë e baletit “CANTATA” ishte pjesë e programit të aktiviteteve që u organizuan në 20-vjetorin e përfshirjes së Gjirokastrës në Pasuritë Botërore të UNESCO-s.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin