Lëvizja e radhës e Lapajt, kërkesë KQZ: Mandati të shpërndahet sipas listës së hapur
Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka ndërmarrë një hap të ri në përpjekje që të jetë ai përfaqësuesi në Parlament i mandatit të vetëm që kjo parti siguroi në koalicionin e përbashkët me “Nismën Thurje”.
Për këtë arsye, lëvizja “Shqipëria Bëhet” i është drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke kërkuar shpalljen të pavlefshme të revokimeve të dorëheqjeve nga mandati i deputetit nga kandidatët e listës së mbyllur të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në Qarkun Tiranë.
Në shkresën që “Shqipëria Bëhet” i ka drejtuar KQZ-së, thuhet se dorëheqja nga kandidimi e përjashton kandidatin nga çdo e drejtë për të marrë mandat.
Sipas kërkesës, dorëheqjet janë dhënë më 11 maj, përpara procesit të votimit dhe numërimit të votave, dhe për këtë arsye përfaqësuesit e “Shqipëria Bëhet” argumentojnë se nuk bëhet fjalë për dorëheqje nga mandati (që ende nuk ekzistonte), por për dorëheqje nga kandidimi.
“Dorëheqja nga kandidimi është një akt përfundimtar dhe i pakthyeshëm, që përjashton kandidatin nga çdo e drejtë për të marrë mandat. Duke u tërhequr nga kandidimi, ata nuk kanë qenë më subjekt garues për zgjedhjet e 11 majit 2025”, thuhet në letrën drejtuar Komisionit.
Prandaj “Shqipëria Bëhet” i kërkon KQZ-së që mandati në Qarkun Tiranë të shpërndahet sipas listës së hapur.
“Mandati i fituar në Qarkun Tiranë të shpërndahet sipas listës së hapur”, thuhet në letrën drejtuar KQZ-së.
Në fund të shkresës theksohet se, në kushtet kur kemi të bëjmë me një heqje dorë nga kandidimi dhe jo nga mandati, ligji parashikon që mandati të kalojë te kandidati pasues në listë, në përputhje me rregullat për zëvendësimin e mandateve.
“Për këtë arsye, kërkojmë që të procedohet me shpërndarjen e mandatit të fituar në Qarkun Tiranë, sipas listës përkatëse të hapur”, përfundon kërkesa e “Shqipëria Bëhet”.

LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 09:15 Mbante pa leje në banesë pistoletë me municion, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë
- 09:10 Gjyqi i radhës ndaj prokurorit Ols Dado, Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative (VIDEO)
- 09:03 Trump kërcënon se do të përdorë asetet iraniane për të paguar dëmet ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit
- 08:56 Aksidenti me dy viktima në Unazën e Madhe, DPSHTRR: Nuk kemi lëshuar leje drejtimi për dy egjiptianët
- 08:41 Vrasja në Roskovec, identifikohet viktima dhe autori. 35-vjeçari pas ngjarjes mori me vete edhe ish-bashkëshorten
- 08:33 Sulmet amerikane vrasin 4 persona në Iran, ndërsa sirenat bien në Jordani dhe Kuvajt