Vaksinimi i fëmijëve, OBSH: Ende larg nivelit për të parandaluar fruthin

17 Korrik 2025 | 18:46

Viti 2024 ka shënuar rritje të numrit të vaksinave MMR të aplikura tek fëmijët 1 dhe 5 vjeç, që mbrojnë nga fruthi, shytat dhe rubeola.

Sipas të dhënave zyrtare të OBSH, 84% e fëmijëve morën dozën e parë, dhe 76% dozën e dytë.

Ekspertët vënë në dukje se 2 milionë fëmijë më shumë u vaksinuan në vitin që lamë pas por mbulimi mbetet larg nivelit 95% të nevojshëm për të parandaluar shpërthimet e fruthit.

Ata bëjnë me dije se mbi 30 milionë fëmijë mbeten të pambrojtur ndaj fruthit, ndërsa 60 vende raportuan shpërthime të mëdha fruthi.

Raporti thekson se 14.3 milionë fëmijë nuk kanë marrë asnjë vaksinë, duke i vënë ato në rrezik, sipas specialistëve të shëndetësisë botërore, shumica e këtyrë fëmijëve janë në vende të prekura nga krizat humanitare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026