Mbahet seanca gjyqësore për rastin “Banjska”
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës u mbajt sot seanca gjyqësore për rastin “Banjska”, ku u paraqitën para trupit gjykues të akuzuarit Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.
Këta tre persona janë ndër 45 të akuzuarit për sulmin e armatosur të ndodhur në fshatin Banjskë të Zveçanit, në shtator të vitit të kaluar, gjatë të cilit mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Të akuzuarit ngarkohen me vepra të rënda penale, përfshirë kryerjen e veprave terroriste dhe financimin e terrorizmit.
Ndaj tyre Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë më 11 shtator 2024. Në krye të grupit, sipas aktakuzës, qëndron Milan Radojiçiq, i cili ka pranuar publikisht se ka udhëhequr sulmin. Ai, së bashku me 41 të akuzuar të tjerë, ndodhet ende në arrati.
Autoritetet e Kosovës kanë kërkuar zyrtarisht ekstradimin e Radojiçiqit dhe pjesëtarëve të tjerë të grupit, por deri tani kjo kërkesë nuk ka gjetur zbatim.
Seancat e radhës për këtë çështje janë caktuar të mbahen më 18, 21, 22 dhe 24 korrik.
LEXONI GJITHASHTU:
Albulena Haxhiu nga Samiti në Tivat: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat
Dy ditë përpara zgjedhjeve në Kosovë, nisin tensione në Mitrovicë
Socialistët Evropianë mesazh mbështetës për Kurtin para zgjedhjeve të 7 qershorit
- 21:14 Trupi i gjetur në një depo i përket 11-vjeçares së zhdukur në Francë, shkaqet e vdekjes ende nuk dihen
- 21:11 SHBA vendosin sanksione të reja ndaj rrjetit që kontrabandonte gaz të lëngshëm nafte iraniane
- 21:04 Presidentja sllovene ngre flamurin palestinez në Pallatin Presidencial
- 20:50 Si bllokada detare amerikane i ka humbur Iranit 6 miliardë dollarë të ardhura nga nafta
- 20:49 Ambasadori amerikan në BE: Trump ‘ende i zhgënjyer’ me NATO-n për shkak të Iranit
- 20:45 BE-ja po ecën drejt planit ‘anëtarësim të lehtë’ për vendet kandidate