Policia italiane arreston një 49-vjeçar shqiptar për trafik droge në Milano
Autoritetet italiane kanë arrestuar një shtetas shqiptar 49-vjeç, i dyshuar për përfshirje në trafikun e lëndëve narkotike. Arrestimi u krye në Milano, pas një operacioni të zhvilluar nga policia në zonën e Cologno Monzese.
Sipas mediave lokale, hetimi filloi pasi policia kishte marrë informacione për lëvizje të dyshimta të shqiptarit pranë një ndërtese. Gjatë një kontrolli fizik, atij iu gjetën dhe sekuestruan 30 gramë kokainë si dhe substanca që përdoren për përzierjen e drogës.
Kontrollet vijuan edhe në banesën e tij, ku u zbulua një laborator droge. Policia sekuestroi gjithashtu rreth katër kilogramë kokainë, dy kilogramë heroinë, 20 kilogramë substanca për përzierje, detergjentë dhe disa peshore precize.
Në banesë u gjetën edhe mbi 50 mijë euro cash, që dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal i trafikut të drogës. Hetimet për rastin vijojnë.
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë