VIDEO/Kapet në flagrancë 28-vjeçari që vodhi një automjet në Astir
Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë, pasi u kap në flagrancë duke u larguar me një automjet të vjedhur në zonën e Astirit.
Operacioni policor i koduar “Short time” u finalizua nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6.
Sipas njoftimit zyrtar, i riu me iniciale A. M., banues në Tiranë, dyshohet se më datë 17 korrik ka vjedhur një automjet të parkuar dhe është larguar me të në drejtim të bulevardit “Bajram Curri”. Pasi u lokalizua nga patrullat e Policisë, ai nuk iu bind urdhrit për të ndaluar dhe tentoi të largohej, por u ndalua dhe u arrestua në flagrancë nga efektivët e Policisë.
Gjatë operacionit është sekuestruar edhe automjeti i vjedhur. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)