Rusia bombardon Pavlohradin, shkatërrohet fabrika dhe një stacion zjarrfikësish
Rusia ka zhvilluar një nga sulmet më të ashpra ajrore në qytetin lindor ukrainas të Pavlohrad, duke goditur zona të banuara dhe objekte infrastrukturore gjatë një ofensive që zgjati gjashtë orë.
Autoritetet lokale e kanë cilësuar sulmin si më të rëndin në historinë e qytetit.
Sipas guvernatorit të rajonit të Dnipropetrovskit, Sergey Lysak, sulmi përfshiu një breshëri raketash dhe dronësh kamikazë që shkaktuan dëme të konsiderueshme, duke përfshirë shkatërrimin e një fabrike, një stacioni zjarrfikësish dhe goditjen e një ndërtesë banimi pesëkatëshe.
“Një natë e tmerrshme për Pavlohradin. Ky ishte sulmi më brutal që ka përjetuar ndonjëherë qyteti ynë,” tha Lysak.
Sulmi erdhi pak pas largimit të gjeneralit amerikan Gen Keith Kellogg nga Ukraina, ndërsa Shtëpia e Bardhë konfirmoi një paketë të re ndihme ushtarake për vendin, përfshirë sisteme moderne anti-ajrore Patriot.
Pavlohrad mbetet një nga pikat strategjike në rajonin e Dnipropetrovskit, ndërsa forcat ruse përparojnë drejt fshatrave pranë kufirit me Donetskun.
Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev paralajmëroi për një përshkallëzim të sulmeve si përgjigje ndaj sanksioneve të Bashkimit Evropian, të miratuara pas heqjes së kundërshtimeve nga Sllovakia.
Një banor lokal përshkroi natën si më të frikshmen që kishte përjetuar, duke theksuar se shpërthimet dhe stuhia e bënë tokën të dridhej.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset