Eurostat: Të rinjtë shqiptarë të fundit në Europë për njohuritë digjitale
Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të ulët të përgatitjes digjitale në Europë. Një raport i Eurostat-it ka nxjerrë në pah se vetëm 51% e të rinjve shqiptarë të moshës 16–29 vjeç zotërojnë aftësi digjitale bazë, një përqindje dukshëm më e ulët se mesatarja e Bashkimit Evropian, që është 71%.
Në vendin tonë, nuk ka dallime gjinore sa i përket zotërimit të këtyre aftësive – si djemtë, ashtu edhe vajzat janë në të njëjtin nivel. Kjo bie në kontrast me situatën në shumicën e vendeve të BE-së, ku vajzat zakonisht kanë aftësi digjitale më të mira se djemtë. Në vitin 2023, 73% e vajzave në BE raportuan zotërim të aftësive digjitale bazë, kundrejt 69% të djemve, me diferencën më të madhe të regjistruar në Kroaci.
Në pesë vende të BE-së – Gjermani, Maltë, Rumani, Estoni dhe Sllovaki – djemtë zotërojnë pak më shumë aftësi digjitale se vajzat.
Megjithatë, pavarësisht niveleve të ulëta të aftësive digjitale, 99% e të rinjve shqiptarë përdorën internetin çdo ditë gjatë vitit 2024, një përqindje më e lartë se mesatarja e BE-së. Ndërkohë, në nivel kombëtar, vetëm 83% e popullsisë së përgjithshme në Shqipëri përdor internetin çdo ditë, duke krijuar një hendek prej 14 pikë përqindjeje mes brezit të ri dhe pjesës tjetër të popullsisë – diferencë kjo më e thellë se mesatarja në Bashkimin Evropian.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
Rama në Mal të Zi në resortin që u refuzua në Shqipëri: Po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin