Kamchatka goditetet nga tërmeti 7.4 ballë, autoritetet ruse në alarm për cunami
Një tërmet me magnitudë 7.4 ballë të shkallës Rihter ka goditur pranë bregdetit të rajonit Kamchatka në lindjen e largët të Rusisë, sipas agjencive ndërkombëtare të monitorimit sizmik.
Pas lëkundjeve, autoritetet ruse kanë vendosur në gatishmëri shërbimet emergjente, ndërsa janë lëshuar paralajmërime për valë të mundshme cunami në zonat bregdetare të Paqësorit.
Sipas Qendrës Gjermane të Kërkimeve për Gjeoshkencat (GFZ), tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 10 kilometrash të dielën (sipas orës lokale), menjëherë pas një lëkundjeje paraprake.
Edhe Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC) konfirmoi magnitudën prej 7.4 ballë, ndërsa GFZ e përditësoi vlerësimin e saj fillestar prej 6.7 në 7.4 ballë.
Agjencia shtetërore e lajmeve TASS raportoi se, sipas shërbimeve lokale të emergjencës, valë me lartësi deri në 60 centimetra mund të prekin Distriktin Aleutsky në Ishujt Komandantë.
Ndërkohë, në rajonin Ust-Kamchatsky parashikohet ndikim nga valë deri në 40 cm, ndërsa qyteti bregdetar Petropavlovsk-Kamchatsky, kryeqendra rajonale me rreth 180 mijë banorë, mund të përjetojë valë deri në 15 cm.
Qendra Kombëtare e Paralajmërimit për Cunami në SHBA njoftoi se nuk ka më rrezik për shtetin e Havait dhe anuloi paralajmërimin fillestar.
Kamchatka është një zonë me rrezik të lartë sizmik. Më 4 nëntor 1952, një tërmet shkatërrues me magnitudë 9.1 ballë goditi të njëjtin rajon, duke shkaktuar valë të mëdha cunami që mbërritën edhe në brigjet e Havait, megjithëse nuk pati raportime për viktima.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje