Vajza nga Amerika Latine për prostitucion, Prokuroria Elbasan çon në gjyq 13 persona

22 Korrik 2025 | 12:00

Prokuroria e Elbasanit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq 13 persona, më së shumti nga Amerika Latine, për ‘Prostitucion’ dhe ‘Shfrytëzim prostitucioni’

Përmes një njoftimi për mediat Prokuroria bën me dije se, “nga hetimet u zbulua një rrjet prostitucioni ku shtetase të huaja nga Amerika Latine dhe vende të tjera ishin rekrutuar, transportuar dhe vendosur në Shqipëri për të ushtruar veprimtari prostitucioni kundrejt pagesës”.

Në qendër të këtij rrjeti qëndronin shtetasit e huaj F.G. dhe J.G., të cilët, përmes një skeme të mirëmenduar dhe me ndihmën e bashkëpunëtorëve të tjerë, koordinonin aktivitetin e paligjshëm dhe përfitonin nga shërbimet seksuale të ofruara nga gratë e rekrutuara.

“Gjatë fazës intensive të hetimeve janë përdorur operacione të simuluara dhe agjentë më mbulim, të cilët mundësuan dokumentimin e qartë të veprimtarisë kriminale. U sekuestruan prova materiale, përfshirë para të shënuara, aparate telefonike, komunikime komprometuese dhe u dokumentuan të gjitha elementet që vërtetojnë strukturën dhe funksionimin e këtij rrjeti kriminal.

Në total u dërguan për gjykim 13 të pandehur, ndër të cilët:

2 organizatorë për veprën penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit” në rrethana cilësuese;

2 shtetas të dyshuar si klientë që kanë përfituar shërbime seksuale kundrejt pagesës;

8 shtetase të huaja, nga Amerika Latine, të akuzuara për ushtrimin e prostitucionit në territorin e Republikës së Shqipërisë; dhe

1 person i përdorur për shfrytëzim.

Veprimtaria kriminale ishte e shtrirë në disa qytete të vendit dhe rrjeti operonte duke shfrytëzuar platforma ndërkombëtare online të prezantimit të eskortave, ku përmes publikimit të fotove dhe tarifave, realizohej kontakti me klientët shqiptarë dhe të huaj”, thuhet në njoftimin  e Prokurorisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se para se të vinte në emision kishte marrë një...
22:21 | 04/06/2026

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se Ivanka Trump dhe Jared Kushner nuk e kanë ditur...
22:05 | 04/06/2026

Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu

Po mbahet edhe këtë të enjte, në ditën e pestë, protesta e qytetarëve kundër projektit të Zvërnecit. I ftuar këtë të enjte në Now me...
21:40 | 04/06/2026