Flakët në malin e Dukatit jashtë kontrollit, digjen sipërfaqe të mëdha me pisha

22 Korrik 2025 | 14:43

Zjarri në zonën malore të Dukatit vijon të përhapet me intensitet të lartë, duke djegur sipërfaqe të konsiderueshme me pisha, bredha dhe bimësi të tjera. Pavarësisht ndërhyrjes intensive nga ajri dhe toka, situata mbetet jashtë kontrollit.

Në operacion janë angazhuar dy avionë “Canadair”, një helikopter dhe forca të ushtrisë, ndërsa ekipet e zjarrfikësve po përpiqen të frenojnë përparimin e flakëve. Terreni i vështirë dhe erërat e forta po pengojnë ndërhyrjen nga toka, duke bërë që zjarri të avancojë drejt zonave të mbrojtura me pyje të dendura.

Autoritetet lokale po ndjekin nga afër situatën, ndërsa nuk ka ende një afat se kur zjarri mund të vihet nën kontroll. Prej disa ditësh, Dukati po përballet me flakë të përmasave të mëdha, që rrezikojnë dëme të mëtejshme mjedisore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026