Vrasja e Gentian Bejtjas/ Gjykata e Tiranës liron njërin nga të ndaluarit
Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e avokatit Sokol Tahiraj për lirimin e Edison Haxhiut, i cili ishte arrestuar si i dyshuar për bashkëpunim në vrasjen e Gentian Bejtjas. Me vendimin e fundit, trupa gjykuese ka shuar masën e sigurimit të dhënë me vendimin nr. 764, datë 21 mars 2024, duke e liruar nga masa e arrestit.
Haxhiu akuzohej për ndihmë ndaj Ilir Beqarit. Ky i fundit dyshohet se ka përdorur mjetin golf që largoi autorët e vrasjes pas djegies së makinës ‘Land Rover’ që përdorën në vrasje.
Ndërkohë, Edison Haxhia akuzohet për sigurim të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasjen si pronar i automjetit Golf.
Gentian Bejtja, ish-punonjës policie dhe i njohur si figurë e përfshirë në botën e krimit, u vra pasditen e së premtes, më 15 mars 2024, në banesën e tij në fshatin Larushkë. Ai u qëllua me breshëri plumbash në pjesën e pasme të shtëpisë, teksa ndodhej në oborr.
Pas atentatit, autorët u larguan në drejtim të fshatit Hasan, vetëm pak metra larg vendit të krimit, ku më pas dogjën automjetin që përdorën për t’u larguar, në përpjekje për të humbur gjurmët.
Policia ndërkohë po vijon hetimet lidhur me këtë ngjarje.
LEXONI GJITHASHTU:
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut