47 500 makina hynë në treg për 6 muaj, cilat janë markat që duan shqiptarët
Nga janari deri në qershor në vendin tonë kanë hyrë 47 500 makina. Gjysma e tyre janë të markës Volksvagen, Mercedes dhe Audi.
Në gjysmën e parë të vitit, në vendin tonë kanë hyrë 47 500 makina. Shifra tregon se cdo muaj janë importuar 7900 mjete, të regjistruara për t’u shitur në treg.
Në databazën që mban Drejtoria e Transportit Rrugor, rezulton se 1 në 5 makina kanë ardhur nga Koreja e Jugut, shtet i cili që nga viti 2024, ka kaluar edhe Italinë e Gjermaninë.
Sipas llojit, janë 3 marka që kanë dominuar këtë periudhë, Volksavageni, Mercedesi dhe Audi të cilat përbëjnë 47 % të gjithë flotës.
80% e makinave që kanë ardhur këtë vit janë prodhuar para vitit 2015, dhe vetëm 15% janë të reja, me kilometrazh 0.
Rreth 40% e makinave porositen nga Tirana, aty ku numri i mjeteve aktive të regjistruara ka arritur 390 mijë, ndërsa në të gjithë vendin, ky numër është 966 mijë.
Oferta në treg për makina edhe këtë vit ruan ecurinë e vitit 2024, teksa në rrugët kombëtare dhe qendrat e mëdha urbane, trafiku është shtuar dhe mundësitë për të gjetur një vend parkimi po kufizohet ndjeshëm.
LEXONI GJITHASHTU:
FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge
Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)
Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje
- 17:10 Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur
- 16:54 Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)
- 15:51 Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)
- 15:38 Andrea Pirlo merr drejtimin e Italisë, “Axurrët” i besojnë legjendës misionin e ringritjes