Denoncim për gërmime të jashtëligjshme në varret ilire të Selcës, zbulohen tre gropa

22 Korrik 2025 | 16:48

Në zonën arkeologjike A të varreve ilire të Selcës janë konstatuar gërmime të paligjshme nga persona që kërkojnë objekte me vlerë arkeologjike ose metale të çmuara.

Një banor i zonës ka denoncuar në polici se në këtë zonë janë hapur gropa nga persona të paidentifikuar ndërsa nga kontrolli i terrenit u zbuluan se ishin tre gropa të mëdha.

Nga ana tjetër, arkeologët theksojnë se këto gropa bëhen nga arkeologë profesionistë për përfitime personale.

Sipas arkeologut Florenc Cenolli, dora që ka bërë krimin është profesioniste në fushën e arkeologjisë.

“Për fat të keq kemi të bëjmë me një germues klandestin, janë gërmime të paligjshme, është brenda zonës arkeologjike të varreve monumentale të Selcës. Është vënë në dije autoriteti i bashkisë dhe policia. Kjo është dorë e një germuesi profesionist. Është njohës i një niveli profesionist. Janë varre unikale në rajon, duhet kthyer vëmendja e menjëhershme për të marrë masat e nevojshme nga drejtoria rajonale dhe ministria në bashkëpunim me bashkinë”, thotë arkeologu Florenc Cenolli.

Sipas arkeologëve, dëmtimet janë bërë kohët e fundit dhe duket se gjurmuesit e thesareve kanë punuar për ditë të tëra pa u parë nga askush. Ky nuk është rasti i parë, por i disati rresht.

“Nuk mjafton vetëm të vëmë në dijeni, por të marrim masa. Është fenomen shqetësues pasi nuk kemi kapacitetet e duhura të rrimë me punonjësi gjithë kohën, është bërë në mesnatë. Policia duhet të jetë në gatishmëri për këto problematika,” thotë arkeologu Florenc Cenolli.

Pavarësisht këtyre zhvillimeve, policia e Pogradecit, në reagimin e bërë këtë të martë, thekson se gjatë kontrollit të territorit nuk është konstatuar asnjë zonë e gërmuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në fshatin Zgjanë të Lushnjes, ku specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), në bashkëpunim me Departamentin...
10:53 | 04/06/2026

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026