Dhunohen Varret Ilire të Selcës së Poshtme, mungesë sigurie në objektet arkeologjike

20 Korrik 2025 | 21:57

Varret Monumentale Ilire të Selcës së Poshtme në zonën e Mokrës janë dhunuar sërish nga persona ende të paidentifikuar, vetëm dy muaj pas një rasti të ngjashëm. Banorët e zonës kanë konstatuar pasditen e sotme dy gropa të thella në njërin prej varreve monumentalë, të cilat dyshohet se janë hapur në kërkim të objekteve apo metaleve me vlerë arkeologjike.

Sipas burimeve lokale, ky është rasti i dytë brenda një periudhe të shkurtër, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë dhe ruajtjen e këtij siti të rëndësishëm historik. Për incidentin e parë, është njoftuar inspektori i policisë së zonës, por deri tani nuk ka pasur ndonjë reagim konkret apo masa të dukshme për parandalimin e ngjarjeve të tilla.

Banorët shprehen të shqetësuar dhe kritikojnë mungesën totale të masave mbrojtëse në këtë zonë të pasur arkeologjike. Sipas tyre, hyrja në territorin e varreve është shumë e lehtë, pasi mungojnë rrethimet, kamerat e sigurisë apo prania fizike e ndonjë roje.

Varret Ilire të Selcës së Poshtme përbëjnë një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në Shqipëri, të njohura për ndërtimin monumental dhe vlerat e tyre historike. Autoritetet lokale dhe ato qendrore të kulturës ende nuk kanë reaguar publikisht për rastin e sotëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026