Ish-deputeti flet për “Nismën Thurje”: Po vloj nga brenda, i kam mbështetur me zemër

22 Korrik 2025 | 21:33

Ish-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar në Euronews Albania përplasjen mes Adriatik Lapajt të “Shqipëria Bëhet” dhe Endrit Shabanit të “Nismës Thurje”.

Sipas ish-deputetit, Lapaj dhe Shabani e kanë hedhur poshtë mandatin me sjellet që kanë shfaqur mes njëri tjetrit, dhe shton se kushdo që mund ta marrë këtë mandat, do mbetej diçka e kotë.

Gjoni tregon se për “Nismën Thurje” ka qenë gjithmonë një mbështetje, ndaj sot shpreh kritika të ashpra ndaj Lapajt dhe Shabanit.

“E gjithë kjo ka një dimension moral dhe ligjor mes këtyre të dyve. Sa i përket moralit, po vloj nga brenda dhe po përmbahem sepse kam qenë një nga mbështetësit e parë të “Nismës Thurje”, me shpirt dhe zemër. I kam parë ata djem dhe vajza të rinj që mblidheshin. Kur kam qenë deputet në Parlament, në vend që të depozitoja projektligjin tim për hapjen e listave që ishte një nga tezat që i mshoja më fort, përqafova atë të “Nismës Thurje” hartuar nga vetë Nisma, të mbështetur nga 50 mijë firma përmes një peticioni i cili u firmos përmes një turi kombëtar qytet më qytet, e kemi mbështetur “Nismën Thurje”.

Por nga ana tjetër, këta dy djem kanë nevojë të kuptojnë se përfaqësimi për t’u zgjedhur në Kuvend dhe më pas marrja e një mandati dhe vajtja në Parlament për të ushtruar të drejtën e përfaqësimit të atyre që të kanë zgjedhur, do një përgjegjësi shumë të madhe dhe një faqe morale.

Të dy ngjajnë shumë me njëri-tjetrin në çdo aspekt. Pavarësisht shpalljes ose jo të mandatit të Tiranës, moralisht ky mandat ka rënë.

Të dy e hodhën poshtë, e kanë shkelur mandatin. Kushdo që të bëhet deputet/e nga kjo listë, është i/e mbaruar”, u shpreh Ralf Gjoni.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026