Makina përplas tre gra para lokalit në Fushë-Arrëz, si është gjendja e të lënduarave
Një aksident që fatmirësisht nuk ka shkaktuar viktima ka ndodhur në hyrje të qytetit të Fushë-Arrëzit, ku automjeti që drejtohej nga 31-vjeçari F. R. ka dalë nga rruga duke përplasur tre gra të cilat ndodheshin në pjesën e jashtme të një lokali.
Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë shtetaset B. V. dhe V. Gj., ndërsa shtetasja F. B. është dërguar për mjekim më të specializuar në Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
“Rreth orës 22:30, në hyrje të qytetit të Fushë-Arrëzit, shtetasi F. R., 31 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke përplasur 3 shtetase që ndodheshin në pjesën e jashtme të një lokali.
Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë shtetaset B. V., V. Gj., ndërsa shtetasja F. B., është dërguar për mjekim më të specializuar në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit,” thuhet në njoftim.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus