Kush është kandidatja që mund të marrë mandatin e “Nisma Shqipëria Bëhet” në Tiranë
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, do të zhvillojë këtë të mërkurë një seancë publike ku pritet të miratohet shpërndarja e mandateve të deputetëve për fituesit në zgjedhjet e përgjithshme në Qarkun e Tiranës. Një nga çështjet më të debatueshme të kësaj procedure mbetet mandati i vetëm i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, i cili ka shkaktuar përplasje të forta brenda këtij grupimi.
Në sallën e mbledhjeve të KQZ-së ka mbërritur Kleana Xhuveli, e katërta në listën e mbyllur të koalicionit. Ajo pritet të marrë mandatin në rast se Komisioneri Celibashi nuk merr parasysh dorëheqjet paraprake të kandidatëve të tjerë të listës së mbyllur. Xhuveli është kushërira e parë e kandidatit Adriatik Lapaj, i cili është shpallur fituesi me më shumë vota preferenciale në listën e hapur.
Bashkë me Xhuvelin në KQZ ndodhet edhe Dorina Prethi, përfaqësuese ligjore e “Nisma Shqipëria Bëhet”. Sipas marrëveshjes së arritur më herët mes dy partive që përbëjnë këtë koalicion, kandidatët e listës së mbyllur kishin firmosur paraprakisht dorëheqje nga mandati, për të hapur rrugën kandidatëve të listës së hapur. Në këtë rast, mandati do t’i takonte Adriatik Lapajt.
Megjithatë, situata është komplikuar pasi Zeqir Kordhoni, i afërmi i drejtuesit tjetër të koalicionit Endri Shabani, ka paraqitur kërkesë për të marrë mandatin. Shabani dhe Kordhoni pretendojnë se kjo vjen si pasojë e një premtimi të pambajtur të Lapajt, i cili sipas tyre kishte deklaruar më herët se do të heqë dorë nga mandati nëse koalicioni do të siguronte vetëm një vend në Kuvend.
LEXONI GJITHASHTU:
- “U bë garant për listat, sot më lufton me dajën e vet”, Lapaj akuzon Shabanin
- “Ku ta dija unë i varfri, se armiku ishim ne”, Shabani i përgjigjet Adriatik Lapajt
- Letra/ Kordhoni nuk dorëzohet, kërkon mandatin, Lapaj mund të mbetet jashtë Kuvendit
“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia