Berisha: 15 mijë vota “u mbytën” në Adriatik, 50% e zarfeve nuk mbërritën
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot gjatë një konference për shtyp se skenarë të njëjtë manipulimi me votat e diasporës, si në Greqi, janë zbatuar edhe në zona të ndryshme të Italisë.
Sipas Berishës, në Itali janë miratuar 91 mijë votues, ndërsa zarfe të dërguara atje janë gjithashtu 91 mijë, por në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) kanë mbërritur vetëm 75 mijë, pra 15 mijë e 474 vota mungojnë dhe sipas tij, këto janë “të mbytura në Adriatik” për arsye politike.
Ai shtoi se një pjesë e votave nuk i janë dorëzuar fare votuesve, por janë depozituar në zyrat e Partisë Socialiste, duke e cilësuar këtë si një falsifikim të dorëzimit të fletëve të votimit në 50% të rasteve.
Në fjalën e tij, Berisha theksoi:
“Vetëkuptohet se asgjë nuk është më e rëndësishme për Shqipërinë sesa rikthimi i votës së lirë. Për këtë arsye, mbrojtja e votës së lirë të qytetarëve shqiptarë do të jetë kryetemë e çdo platforme tonë, përballë bandës armiqësore të drejtuar nga Edi Rama dhe aleatët e tij.”
Ai paraqiti detaje nga analiza e dokumenteve që tregojnë se në dorëzimin e votave nga Italia, në 7% të rasteve vota nuk është dorëzuar fare, në 3% nuk është marrë firma e votuesit, dhe në 21% të rasteve kanë firmosur persona të tjerë.
Në 30% të rasteve gjithsej, nuk dihet kush ka marrë votën, ndërsa në 42 raste është konstatuar falsitet i plotë në dorëzimin e fletëve të votimit.
Berisha përfundoi duke pohuar se, për shkak të këtyre problemeve, në gjysmën e rasteve, vota nuk ka arritur të përdoret nga vetë votuesit, por është përdorur në mënyrë të paligjshme nga strukturat e Partisë Socialiste.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)