Ligjvënësit izraelitë i kërkojnë Qeverisë të aneksojë Bregun Perëndimor
Më shumë se 70 ligjvënës izraelitë kanë miratuar një rezolutë më 23 korrik, përmes së cilës i bëhet thirrje Qeverisë të vendosë sovranitet mbi Bregun e pushtuar Perëndimor, edhe pse ky veprim simbolik nuk ndikon në statusin ligjor të territorit palestinez.
Votimi i rezolutës në Parlamentin izraelit, që nuk ka fuqi detyruese, u mbështet nga anëtarët e koalicionit të djathtë të kryeministrit Benjamin Netanyahu, si dhe nga disa deputetë opozitarë.
Ata thanë se aneksimi i Bregut Perëndimor “do ta forcojë shtetin e Izraelit, sigurinë e tij dhe do të parandalojë çdo vënie në dyshim të së drejtës themelore të popullit hebre për paqe dhe siguri në atdheun e tyre”.
“Sovraniteti në Xhudea dhe Samaria” – emërtimi që Izraeli përdor për Bregun Perëndimor, të cilin e ka pushtuar që nga viti 1967 – ishte “një pjesë përbërëse e realizimit të sionizmit dhe vizionit kombëtar të popullit hebre”, thuhet në tekstin e mocionit.
Rezoluta u miratua me 71 vota për, 13 kundër dhe 36 abstenime.
Hussein al-Sheikh, zëvendësi i presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, e cilësoi rezolutën si një “sulm të drejtpërdrejtë ndaj të drejtave të popullit palestinez” që “minon perspektivat për paqe, stabilitet dhe zgjidhjen me dy shtete”.
“Këto veprime të njëanshme të Izraelit shkelin hapur të drejtën ndërkombëtare dhe konsensusin ndërkombëtar sa i përket statusit të territoreve palestineze, përfshirë Bregun Perëndimor”, shkroi ai në X.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur