Shpërthim në Tiranë, dëmtohen disa automjete në rrugën “Peti” (EMRI)

24 Korrik 2025 | 08:15

Rreth orës 03:50 të mëngjesit të sotëm, në rrugën “Peti” në Tiranë, një sasi e dyshuar lënde plasëse është vendosur dhe ka shpërthyer në portën hyrëse të garazhit të shtetasit Ervis Kosova, 39 vjeç.

Si pasojë, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në disa automjete të parkuara aty pranë.

Policia e Tiranës ka nisur hetimet dhe ka administruar pamjet filmike nga vendngjarja.

Forcat e rendit po vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave që kanë çuar në këtë ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 03:50, në rrugën “Peti”, dyshohet se në portën hyrëse të garazhit të shtetasit E. K., 39 vjeç, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në disa automjete, të parkuara.

Grupi hetimor ka administruar pamjet filmike nga vendngjarja dhe po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026