Zjarri në Sevaster dyshohet i qëllimshëm, flakët përhapen me shpejtësi
Një vatër zjarri është evidentuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte, në zonën malore të Sevasterit, në bashkinë Selenicë.
Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi, pemë dhe shkurre ndërsa dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
Për shkak të terrenit të thepisur, ndërhyrja nga toka është thuajse e pamundur, ndërsa zjarri ndodhet në lartësi, pranë malit të Sevasterit.
Situata është duke u monitoruar nga zjarrfikësit e Selenicës dhe, nëse përkeqësohet, pritet të kërkohet ndërhyrje nga ajri.
Temperaturat e larta dhe era favorizojnë përhapjen e flakëve, ndërsa dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm, me qëllim hapjen e kullotave.
Pranë vatrës ndodhen disa stane të cilat rrezikohen nga flakët, por aktualisht nuk paraqitet rrezik për banesat.

LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania